Pas suksesit të jashtëzakonshëm të serialeve

Sulejmani i Madhërishëm, Kosem dhe Ertugrul

një tjetër superproduksion historik pritet të nisë transmetimin së shpejti në Turqi.

Bëhet fjalë për serialain

Fatih

, ku në rolin kryesor do të luajë aktori i mirënjohur Kenan Imirzalioglu, i njohur në Shqipëri për rolin e famshëm të Ezelit në serialin me të njëjtin emër, transmetuar në Tv Klan. Xhirimet kanë filluar e teksa në media janë publikuar edhe fotot e para nga “fushëbeteja”, transmetimi i serialit do të nisë së shpejti në “Kanal D”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”413″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Sipas “Hurriyet”, Imirzalioglu prej 8 muajsh po përgatitet itensivisht nga 2 orë çdo ditë për rolin e ri. Ai po merr mësime se si të kalërojë dhe se si të përdorë shpatën.

Seriali i ri do të flasë për jetën e Fatih Sulltan Mehmetit, pushtuesit të Stambollit. Gjithçka është përgatitur me kujdesin më të madh dhe duke u bazuar mbi faktet historike. Imirzalioglu në serial do të përdorë një veshje prej metali që peshon 17 kilogramë krahas 7 kostumeve të tjera dhe 6 llojeve të ndryshme të shpatash dhe mjeteve të tjera luftarake.

Në serialin e ti do të luajnë edhe aktorët e famshëm turq Çetin Tekindor, Gurkan Uygun, Sedef Avci, Buşra Develi dhe Hazal Filiz Kuçukkose.

/tvklan.al