Një shqiptar në Bazel është sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar pas fitores së Zvicrës me Serbinë. Mediat vendase raportojnë se një tifoz që mbante flamurin shqiptar u sulmua nga 3-4 persona të panjohur, të cilët dhunuan shqiptarin dhe më pas e qëlluan me thikë në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes me të shtunën. I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi ndodhi pas fitores së Zvicrës me Serbinë për Kupën e Botës, ku golat u shënua nga dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Zyra e prokurorit të Bazelit tha se autorët janë shpallur në kërkim. Policia ndërhyri menjëherë pas sulmit me thikë, por nuk mundi dot t’i kapë. Emri i shqiptarit të plagosur nuk është bërë me dije. Dyshohet se autorët kanë qenë shtetas serbë.

/tvklan.al