Rrjeti social Twitter ka ndërmarrë një veprim për të kufizuar postimet e Presidentit në detyrë Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë postoi një video-mesazh ku u bënte thirrje protestuesve që të largohen nga Kongresi, por tha gjithashtu se zgjedhjet presidenciale i janë vjedhur.

Pas deklaratës së Trump ku përsëriti pretendimet se zgjedhjet i janë vjedhur, Twitter çaktivizoi opsionin e shpërndarjes së videos së Donald Trump.

Në lidhje me situatën e vazhdueshme që po ndodh në Uashington, ne po punojmë në mënyrë aktive për të mbrojtur komunikimin publik dhe do të marrim masa për çdo përmbajtje që shkel rregullat e Twitter. Kërcënimet dhe thirrjet për dhunë janë kundër rregullave tona dhe po zbatojmë politikat tona në përputhje me rrethanat”, njoftoi ekipi i sigurisë së Twitter në një deklaratë.

Në Uashington, protestuesit pro Donald Trump kanë hyrë brenda Kongresit teksa po zhvillohej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, ku fitues u shpall Donald Trump. /tvklan.al