Pas divorcit me Simon Konecki, këngëtarja Adele nuk po nxiton për të hyrë në një marrëdhënie të re.

Këngëtarja 32-vjeçare habiti fansat kur zbuloi humbjen e saj në peshë, përmes një fotoje nga ditëlindja e saj.

“The Sun” shkruan se Adele është një nënë beqare tepër e lumtur. Ajo është duke shpenzuar të gjitha energjitë e saj për albumin e ri.

Burime pranë Adele shprehen se këngëtarja nuk po kërkon që të hyjë në një lidhje, që të jetë e lumtur. Ajo tani është përqëndruar në rritjen e djalit të saj dhe në muzikë.

Pavarësisht ndarjes, ish bashkëshorti i Adele jeton shumë pranë tyre, në mënyrë që të mund të jetë sa më afër djalit të tij.

Këngëtarja e ka shfrytëzuar kohën e izolimit për t’u kujdesur për djalin e saj, sipas burimit ajo është duke e shijuar faktin që ka patur mundësi të jetë një nënë me kohë të plotë./tvklan.al