Sot programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan solli intervistën e veçantë si asnjëherë më parë, me nje publik krejt ndryshe dhe nje skenë krejt ndryshe me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj.

Për Xhensilën, pas një muaji ishte hera e parë që largohej nga Besi dhe vogëlushja e tyre. Këngëtarja u shpreh se këtë periudhë po mundohen që të marrin anën më pozitive. Pas shumë kohësh, ajo e shikon çdo ditë Besin në shtëpi dhe vajza e tyre i shikon të dy prindërit bashkë në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pas më shumë se një muaji je shkëputur për pak kohë nga Ajka dhe Besi?

Xhensila Myrtezaj: Po është hera e parë pas një muaji!

Ardit Gjebrea: Tani po merr frymë nga lehtësimi, apo po të merret fryma se po të mungojnë që tani?

Xhensila Myrtezaj: Të dyja nga pak. Është e vështirë, që të qëndrosh deri- diku i mbyllur, por ne kemi marrë anën pozitive të situatës. Unë pas kaq kohësh e kam parë çdo ditë Besin në shtëpi dhe pas kaq kohësh Ajka i ka parë të dy prindërit në shtëpi, për gati një muaj, nuk kishte ndodhur. Mua kjo më mjafton për mos menduar asgjë të keqe./tvklan.al