Opinion-Ditën e hënë Partia Socialiste zhvilloi kongresin e nëntë. Ashtu siç edhe pritej gjatë kongresit pati një debat mes kryetarit Edi Rama dhe mbështetësve të tij dhe një grupi përfaqësish të niveleve të larta të PS të cilët ishin në të njëjtën linjë me ish-kryetarin Fatos Nano.

Dy ditë pas kongresit tensionet u shtuan edhe më tepër dhe Sekretari Përgjithshëm i PS dhe kryetari Grupit Parlamentar të kësaj partie dha dorëheqjen duke lënë vakant postin e tij dhe duke futur gjithë Partinë Socialiste në një proces me pikëpyetje.

Për të diskutuar lidhur me atë që ka ndodhur në kongresin e PS dhe impaktin që ky kongres pati ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan analistët Fatos Lubonja, Artur Zheji, Skënder Minxhozi, Andi Bushati dhe në lidhje direkte politikani Arben Malaj.

“Zhvillimet janë ato që priteshim pavarësisht nga komentet apo perceptimet. Kemi të bëjmë me një kryetar që tashmë nuk vë më në pikëpyetje lidershipin e tij dhe ekzistencën e një bazamenti. Nga ana tjetër kemi një lider themelues siç është Fatos Nano, i cili është kampioni i liberalizmit apo i një fryme aspak të vjetër i cili është mes dy pozicioneve, ta pranojë apo jo Ramën si trashëgimtar. Mendoj se nuk është kaq dramatike sa perceptohet, është më tepër dialektike”, tha Zheji./tvklan.al

Të ftuar: Fatos Lubonja, Artur Zheji, Skënder Minxhozi, Andi Bushati dhe në lidhje direkte politikani Arben Malaj.