Daçiç: Tregon seriozitetin e amerikanëve për marrëveshjen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kujdesen menjëherë në fillimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Uashington me Kosovën. Për të arritur këtë i dërguari i presidentin amerikan, Richard Grenell, bashkë me drejtorin e agjencisë amerikane për zhvillim (DFC) pritet që të martën të kenë takime me krerët serb për të nisur punën. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, e sheh këtë si një hap serioz për të zbatuar marrëveshjen. 

Kjo është pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit dhe vet fakti që vijnë kaq shpejt, flet për seriozitetin e trajtimit të asaj që është dakorduar. Pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje ekonomike është fakti që agjencia amerikane për zhvillim do të ketë zyrat këtu në Beograd”, shprehet Daçiç.

Serbët e shohin si mundësi të mirë për ta këtë vizitë dhe praninë amerikane pasi mund të sjellë investitorë të huaj dhe stabilitet për vendin në arenën ndërkombëtare. Përfaqësuesit amerikan do të flasin për fillimin e projekteve të dakorduara, nga linjat e avionit e deri tek hekurudha që pritet të shkoj deri në portin e Durrësit. Pas kësaj vizitë ata do të shkojnë në Kosovë. 

Tv Klan