Meta: Kryeministri nuk e ka informuar zyrtarisht Presidentin për bashkitë ku ka vakanca

Presidenti Ilir Meta i kërkon Kryeministrisë informacion për Bashkitë që nuk kanë kryetar. Në letrën e dërguar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Presidenti kërkon gjithashtu dhe se cili është shkaku ligjor pse këto bashki nuk kanë një kryetar.

Në letrën e tij, Meta thotë se deri më tani dhe pse Kryeministri nuk e ka informuar Presidentin zyrtarisht dhe sipas ligjit se në cilat bashki ka vende vakante. 

Në përgjigjen e kthyer nga KQZ ndaj Presidentit thuhej se pa kryetar janë vetëm tre bashki  Vora, Dibra dhe Shkodra. KQZ thotë se nuk kanë asnjë informacion për Lushnjen, Rrogozhinën dhe Durrësin.

Klan News