Kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë ia kthen vëmendjen Tiranës te kampionati ku nuk e ka siguruar ende qëndrimin në Superligë. Ndeshjet e radhës shikohen si jetike për trajnerin Ardian Mema, duke nisur nga derbi që do të luhet të dielën.

“Janë dy ndeshje tepër të rëndësishme, nuk duhet të gabojmë pasi ekipe më të fortë se Luftëtari nuk të falin.”

Trajneri i bardhebluve thotë se rivali i përjetshëm Partizani është me meritë në këtë pikë, por uron që të festojë trofeun në javën pasardhëse.

“Uroj që Partizani ta fitojë titullin kampion pas ndeshjes me ne.”

Edhe te Kukësi mendojnë për kampionatin, ku nuk duan të humbasin pozitën që kanë.

“Kupa është larg, duhet të mendojmë të sigurojmë vendin e dytë”, thotë trajneri Ernest Gjoka.

Skënderbeu që po pret vendimin e CAS për përjashtimin nga kupat e Europës, gjithsesi e synon një vend në turnetë kontinentalë.

“Të mendojmë ta arrijmë nga kampionati.”

Java e 33 e Superligës do të luhet e gjitha të dielën në orën 16:30.

Tv Klan