Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke kryer përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedhë kryetarin e ri të saj.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.

“Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues”.

“Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së. Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së”, thuhet në njoftim./klankosova