Kim Kardashian, edhe pse është duke kaluar një romancë të re me komedianin Pete Davidson, ende është e përfshirë në procedurat e vazhdueshme të divorcit nga ish-bashkëshorti, Kanye West.

Tani që Kanye dhe vetë është në një lidhje të re me Julia Fox, burimet po zbulojnë se si ndihet vërtet themeluesja e “SKIMS” për situatën:

“Kim ka arritur zyrtarisht atë moment ku ajo e di se nuk ka nevojë për Kanye në jetën e saj, përveç faktit se ai është babai i fëmijëve të tyre. Ajo ka një shkëputje të plotë tani që ka gjetur Pete”, tha një burim. “Ajo tani e di se si të ecë përpara dhe nuk ka asnjë shans për pajtim, pavarësisht se çfarë dëshiron apo synon të bëjë Kanye për ta rifituar atë.”

Burimi vazhdoi të tregojë se viti 2022 është një vit “fillimesh të reja” për nënën e katër fëmijëve dhe se ajo dëshiron që ish-i i saj të jetë i lumtur, por ta dijë një herë e mire se ‘nuk janë më çift’”

“Kim ndihet mirë që Kanye ka gjetur dikë që e bën atë kaq të lumtur”, tha një tjetër burim i brendshëm i Kardashianeve.

Klan News