Pas Macron kësaj here një tjetër politikat francez e ka pësuar nga “mllefi” i qytetarëve. Jean-Luc Melenchon, kandidat në zgjedhjet presidenciale, këtë të dielë ka përjetuar një moment të sikletshëm ku gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e ka gjuajtur me miell.

Teksa ai ishte duke folur para gazetarëve lidhur me marshimin për liri, një burrë iu afrua dhe i hodhi miell në fytyrë.

Sipas mediave franceze, deri më tani askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë incident, ndërsa Melenchon ka bërë thirrje që sulme të tilla duhet të marrin fund.

Kujtojmë se disa ditë më parë Presidenti francez, Emmanuel Macron, u godit me shuplakë nga një djalë i ri i cili u dënua me tre vjet burgim dhe 45,000 Euro.

Klan News