Sali Berisha u rikthye në Kuvend pas 4 muajsh mungese. Fillimisht pati një prononcim për gazetarët e më pas hyri në sallë. Pikërisht nga aty mori fjalën për replikë, ku nuk i kurseu akuzat në drejtim Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Teksa ky i fundit nuk ndodhej i pranishëm në seancë këtë të enjte, Basha u largua në momentin që në Kuvend mbërriti Berisha.

Lideri historik foli edhe nga foltorja e Kuvendit, e më pas, teksa ia la radhën kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, u largua nga salla.

Për gazetarët dhe kamerat që ndodheshin jashtë godinës së parlamentit Berisha u shpreh shkurtimisht: “Pas meje mori fjalën Taulant Luca, nuk rrihej më shumë”.

Këtij komenti i pasoi një shtrëngim duarsh me deputetin demokrat të Lushnjes, Saimir Korreshi./tvklan.al