Sondazhet i rendisin në krye, të rinjtë: Nuk njohim kancelar tjetër

1 javë e gjysmë e ndajnë Gjermaninë nga fundi i epokës së Angela Merkelit, me të cilën mesa duket nga pushteti mund të largohen edhe kristiandemokratët, pas 16 vitesh në krye të qeverisë.

Sondazhet rendisin në krye socialdemokratët, për të parën herë që nga koha e ish-kancelarit Gerhard Shrëder. Shumica dërrmuese e agjencive rendisin këtë të Enjte në krye socialdemokratët e Olaf Sholcit.

Mbështetja ndaj tyre varion nga 23 – 27% gati 2% mbi kristiandemokratët. Përcaktuese të qeverisë së re do të jenë koalicionet paszgjedhore. Mes votuesve gjermanë, megjithatë mizotëron paqartësia pas largimit të Merkelit, kancelares që dominoi me politikat e saj një dekadë e gjysmë, shumë gjatë për një demokraci perëndimore dhe kjo duket qartë sidomos tek të rinjtë.

“S’mund të flas shumë për një kancelar tjetër, sepse Merkel ka qeverisur prej sa jam unë gjallë”.

“Ajo ka bërë një punë të mahnitshme dhe pyes veten nëse do ta arrijë pasardhësi”.

Gjatë viteve të qeverisjes së saj, Merkel i dha Gjermanisë rolin e lokomotivës europiane, duke kapërcyer me sukses kriza të rëndësishme si ajo financiare e vitit 2010 dhe e refugjatëve në 2015-ën.

Tv Klan