Mediat e huaja shkruajnë se aktorja dhe Cole Tucker janë fejuar

Pas ndarjes nga aktori Austin Butler, Vanessa Hudgens ka gjetur sërish dashurinë. Aktorja e njohur thuhet se është fejuar me partnerin e saj 26-vjeçar Cole Tucker.

Është e paqartë se kur saktësisht dyshja janë fejuar por çifti ishte në Paris në Nëntor të vitit të kaluar që sipas medias TMZ ka shumë të ngjarë që pyetja e famshme të jetë bërë pikërisht në kryeqytetin francez.

Lojtari i bejsbollit është i dashuri i parë i 34-vjecares që nga përfundimi i romancës së saj 9-vjeçare me yllin e filmit Elvis, Austin Butler.

Çifti u përfol për një romancë të mundshme për herë të parë në nëntor të 2022 pasi u fotografuan nga paparacët duke u kapur për dore ndërsa në ditën e Shën Valentinit të  2021 ata do të zyrtaririzonin romancën në sytë e miliona ndjekësve.

Klan News