Kur të ndjek fati keq nuk ke çfarë t’i bësh. Liam Hemsworth pa e marrë ende vetën nga ndarja me Mileyn, po përballet me të tjera gjëra.

Në momentin kur jeta e tij po fillonte të kthehej në normalitet, aktorit krejt papritur i vjen një padi 150 mijë Dollarëshe, sepse publikoi foton e tij në Instagram.

Një agjenci fotosh ka akuzuar Liam se ka marrë pa leje një foto të tij që ishte bërë nga paparacët e agjencisë.

Ai nuk ka përmendur të drejtat e autorit ndaj dhe tani do të duhet të paguajë shumën e majme.

Çdokujt do t’i dukej qesharake kjo padi, por në fakt Liam do të përballet me një dënim edhe më të rëndë nëse nuk e paguan shumën.

Megjithatë, duhet thënë se fotoja e postuar nga aktori është shumë e bukur për të mos u pasur në profil në Instagram.

Klan Plus