Ndarja e reperit Mozzik nga Loredana ka qenë kryefjala e mediave rozë. Vetë çifti pranoi publikisht se ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Por postimet e tyre në rrjetet sociale po bëjnë konfuz fansat.

Së fundmi, reperi ka publikuar këngën e re “Dhelpër dinake” dhe gjatë një interviste, ai u shpreh se kënga nuk është një dedikim për ish-partneren e tij.

Por në Instastoryn e saj, Loredana ka publikuar një video ku shfaqet teksa dëgjon dhe këndon këngën e Mozzik.  

Nuk kanë munguar edhe buzëqeshjet nga ana e saj dhe menjëherë fansat kanë filluar të bëjnë aludime për një rikthim të mundshëm dhe janë befasuar nga veprimi i këngëtares. /tvklan.al