Ndarja e tyre i habiti jo pak fansat. Bëhet fjalë për reperin e njohur Stresi dhe të dashurën e tij Keisi. Para pak ditësh në një intervistë të dhënë, Stresi deklaroi se ekziston ende mundësia që ata të rikthehen sërish së bashku, sepse thjesht janë duke bërë një pauzë nga lidhja e tyre.

Së fundmi, Keisi përmes rrjetit të saj Instagram i ka dhënë mundësinë fansave që t’i drejtojnë pyetje të ndryshme, sepse ajo do i përgjigjej çdo kurioziteti që ata kishin. Njëri prej ndjekësve të saj, e ka pyetur se cilin artist shqiptar pëlqen më shumë dhe Keisi ka përmendur emrin e Stresit.

Kjo përgjigje e saj duket se ndezi sërish një dritë jeshile për lidhjen e tyre./tvklan.al