Mes yjeve që morën pjesë në Met Gala 2025 ishte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Kjo ishte hera e saj e parë, që merrte pjesë në një event të Met Gala.
Megjithatë ky event madhështor nuk përfundoi shumë mirë për Bebe Rexhën. Pas një buzëqeshjeje të ëmbël në foto, u zbulua një histori e trishtë e fshehur prej kohësh në zemrën e këngëtares.
Në fotot e qarkulluara në rrjetet sociale, 35-vjeçarja u përball me një sërë komentesh negative për peshën e saj. Ishte komenti i reperes Azealia Banks, ajo që nxiti reagimin e këngëtares.
“Motra më jep implant hormonal për kontrollin e lindjeve ose diçka të tillë”, komentoi ajo.



(Bebe Rexha në Met Gala 2025).
Pas kësaj, këngëtarja e nominuar për Grammy reagoi përmes një postimi në “X”, i cili më pas u fshi, duke thënë:
“Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time. Kam PCOS dhe përballem me infertilitet. Mbeta shtatzënë dhe nuk funksionoi. E kam mbajtur këtë dhimbje në heshtje. Nuk i detyrohem askujt asnjë shpjegim për të vërtetën time, por ndoshta do t’ju bëjë të mendoni dy herë përpara se të komentoni trupin e dikujt.”
Bebe Rexha nuk ndau më shumë detaje rreth humbjes së fëmijës. Shpesh herë këngëtarja është kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale për peshën dhe pamjes e saj, por pavarësisht të gjithave ajo vazhdon të ruajë pozitivitetin dhe të ecë para drejt suksesit./tvklan.al