Në orën 21:00 nis në Tv Klan finalja e madhe e spektaklit Love Island Albania 1, ku na presin shumë emocione dhe surpriza.

Luana Vjollca na zbulon një prej tyre. Për edicionin e lajmeve të Tv Klan, ajo tregoi se finalistët, 4 çifte, do të jenë në ambientet e Tv Klan për këtë finale.

Por të tjera surpriza do të na presin në këtë mbrëmje të gjatë.

-Është folur shumë për të papritura, për emocione që do të ketë sonte. A mund të na zbulosh disa prej tyre?

Luana Vjollca: Po zbuloj atë që është më kryesorja, që finalistët do të jenë në televizionin Klan për ta realizuar këtë finale të madhe. Ata janë nisur tashmë, janë rrugës dhe ne mezi po i presim, por jo vetëm kaq. Do të kemi një lidhje direkte mes 3 studiosh, jo vetëm 2, kaluam në një stad tjetër tani mes 3 studiosh; studion qëndrore, studio e dashurisë, studio e emocioneve ku do të përjetojmë shumë emocione, do të qeshim e do të qajmë sonte por kaq po them.

-Si e përshkruan me 2 fjalë këtë eksperiencë në Love Island Albania?

Luana Vjollca: Patjetër ishte një sprovë për të gjithë edhe padiskutim që e gjithë merita shkon për Tv Klan që e mori përsipër këtë sprovë pa i bërë syri tër fare dhe e realizoi për herë të parë jo vetëm në Shqipëri po edhe kudo në Ballkan një lidhje direkte mes Tiranës edhe jugut të Shqipërisë në një largësi dhe gjithë këto kilometra që u realizuan me aq shumë perfeksionizëm.

Tv Klan