Spektakli i shumëpritur “Love Story” nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të nisë pas pak në ekranin e televizionit Klan.

Do të jetë një spektakël plot emocione dhe surpriza.  Moderatorja dhe producentja Alketa Vejsiu ka zbuluar disa detaje përpara nisjes së “Love Story”, një lidhje direkte për edicionin qëndron të lajmeve në Tv Klan.

Alketa Vejsiu: Në këtë kohë pandemie si kjo që po kalon i gjithë njerëzimi, një moment shumë i vështirë të flasim për dashurinë dhe romancën dhe të frymëzojmë njerezit. Po është një format sfidues, i cili ka patur vështirësitë e tij në realizim edhe për shkak të një qasje të re pak më mendjehapur që duhet të kalonte si provë familja shqiptare për të mbështetur 18 vajza të reja të cilat marrin pjesë në këtë spektakël, duke shpresuar që do të rrëmbejnë zemrën e një djali, që gjithashtu është një zgjedhje e mirë në kastin e këtij emisioni.

Një 33-vjeçar, mendjehapur perëndimor, me origjinë shqiptare, shqiptar i vërtet por i rritur në perëndim, i cili do të na surprizojë me sa shumë respekt dhe admirim do t’i trajtojë të gjitha këto vajza që në javën e parë, gjë që ka ndodhur në vilën e dashurisë javën e kaluar. YouTube është kanali kryesor i komunikimit, me të rinjtë që zgjedhin ta shohin ku të duan, kur të duan. Në YouTube do të transmetojmë videot të cilat me siguri do të bëhen virale, është program për rininë, dashurinë. Në Instagram në faqen e TV Klan, media partner, revista Class, Bordo, do të ndjekin vijmet e këtij spektakli në backstage. Platforma që do lançohen në fillim të mbrëmjes për ata jashtë. Vilë dashurie ku do të realizohen takimet romantike, është vila ku realisht Saimiri banon për këto katër muaj. Mjaft e realizuar nga pikëpamja skenografike.