Shqipëria u mund 2 – 1 nga Izraeli në sfidën vendimtare për Ligën e Kombeve dhe tani nuk ka më shanse të marrë kreun që do ta ngjiste në Ligën A. Sezonin e ardhshëm aty do të jetë përfaqësuesja izraelite që ka 8 pikë, ndërsa kuqezinjtë mbeten me 1.

Me mungesa të rëndësishme në mbrojtje dhe mesfushë, kombëtarja nuk arriti të merrte rezultatin e shumëkërkuar në Tel Aviv. Edy Reja vendosi një rreshtim ndryshe nga ndeshjet e kaluara me 4 mbrojtës. Mundësinë e parë të mirë e pati Broja në fillimin e takimit.

Sulmuesi shqiptar përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare, por portieri Glazer e ndali goditjen e tij. Futbollistët izraelitë krijuan aksionet e tyre duke shtuar presionin me kalimin e minutave, por pa arritur të shënojnë. Në fundin e pjesës së parë Broja pati një tjetër rast, por goditja e tij ishte e lehtë. Me fillimin e së dytës Weissman kaloi në avantazh vendasit.

Sulmuesi i cili aktivizohet te Valladolid mundi Strakoshën. Kuqezinjtë u përpoqën të reagonin, por goli i Myrto Uzuni në të 88’ nuk solli përmbysjen. Baribo vulosi suksesin e Izraelit, duke realizuar golin e fitores. Ky sezon i Ligës së Kombeve do të mbyllet të martën për Shqipërinë që do të presë Islandën në stadiumin “Air Albania” një sfidë që do ta ndiqni sërish në Tv Klan.

***

Minuta 96’ – Përfundon ndeshja, Shqipëria humbet 2-1 në Izrael.

Minuta 92’ – Izraeli shënon golin e dytë ndaj Shqipërisë.

Minuta 89’ – Barazon 1 me 1 Shqipëria, Myrto Uzuni shënon supergol.

Minuta 77’ – Largohen Cikalleshi dhe Ajeti, futen në lojë Myrto Uzuni dhe Enea Mihaj.

Minuta 75’ – Karton i verdhë për Weismman.

Reja konsumon dy zëvendësime të tjera. Largohen Abrashi dhe Asllani, hyjnë Ramadani dhe Nedim Bajrami.

Minuta 64’ – Cikalleshi ndëshkohet me karton të verdhë.

Minuta 52’ – Shqipëria kërkon barazimin me anë të një goditje dënimi.

Minuta 46’ – Izraeli shënon golin e parë.

21:45 – Nis pjesa e dytë e ndeshjes

Zëvendësim tek Shqipëria. Hyn Veseli, del Balliu.

Minuta 45′ – Mbyllet pjesa e parë 0 me 0 mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Minuta 44’ – Arlind Ajeti ndëshkohet me karton të verdhë, shkaktoi faull.

Minuta ’37 – Izraeli rrezikon përsëri portën e Strakoshës.

Minuta 30’ – Shqipëria shpëton për mrekulli nga një goditje brenda zone.

Minuta 25’ – Kristjan Asllani goditje nga distanca, topi përfundon në duart e portierit.

Minuta 20’ – Eli Dasa i Izrael godet nga distanca, topi mbi traversën e portës.

Minuta 6’ – Broja rrëmben topin nga këmbët e mbrojtësit izraelit, godet dhe pritet nga portieri.

Minuta 5’ – Kontrolli i topit; Izrael 88% – Shqipëri – 12%.

20:45 – Nis ndeshja Izrael – Shqipëri.

Redaksia tvklan.al