Ujërat përmbytëse të Australisë sollën mijëra merimanga që kanë terrorizuar banorët.

Duket sikur merimangat po kërkojnë strehim në shtëpitë e vendasëve nga përmbytjet më të mëdha në vend, në 50 vitet e fundit.

Njerëzit që jetojnë ne Uellsin e Jugut të ri, kanë shpërndarë imazhe dhe video në rrjetet sociale që tregojnë grupe merimangash të cilat përpiqen t’i shpëtojnë lumenjve duke u kapur pas gardheve dhe dyerve të shtëpive.

Edhe pse moti ka të ngjarë të lehtësohet të mërkurën, banorët po paralajmërohen se ata mund të mos jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre menjëherë.

Autoritetet i kanë përshkruar 24 orët e ardhshme në vend si “kritike”./tvklan.al