Kreu i Tesla dhe njëkohësisht njeriu më i pasur në botë, Elon Musk është zotuar që të zvogëlojë ndikimin e tij në qeverisjen amerikane. Ky vendim vjen pasi firma e tij e prodhimit të makinave elektrike, Tesla pati një rënie të madhe të fitimeve dhe shitjeve në fillim të këtij viti.

Musk është në krye të Departamentin për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE), që prej vitit të kaluar. Por së fundmi Musk ka vendosur që të zvogëlojë impenjimin e tij në krye të këtij departamenti, duke nisur që nga muaji i ardhshëm. Për mediat e huaja Musk ka thënë se do të shpenzojë nga koha e tij vetëm dy ose tre ditë në “DOGE”.

Kujtojmë që përfshirja e tij në politikë, në administratën e Donald Trump, ka shkaktuar protesta dhe bojkotime, duke dhënë një ndikim negativ në ecurinë dhe zhvillimin e kompanisë Tesla.

Të martën, firma raportoi një rënie prej 20% në shitjet e makinave për tre muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa fitimet ranë më shumë se 70%./tvklan.al