Policia ka vënë në pranga dy persona nga fshatin Lepenicë të Vlorës.

 31-vjeçari me inicialet N.A., dhe 26-vjeçari me inicialet L.A., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se më 31 Korrik në fshatin Lepenicë, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Xh.A, duke e goditur dhe kanosur këtë të fundit.

Po ashtu dyshohet se i kanë dëmtuar automjetin me armë gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre dy shtetasve për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, kryer në bashkëpunim.