Roza Lati e ftuar në emisonin “Rudina në Tv Klan” ka realizuar një lojë mjaft të këndshme me moderatoren Rudina Magjistari. Në ekran janë shfaqur disa personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe ajo duhet që t’i krahasonte me një emoji që kishte mbi tavolinë. Në fund të intervistës kishin ngelur dy emoji dhe në ekran u shfaq Keisi me Stresin.  Emojin me zemër ia dedikoi Stresit, kurse emojin me jashtëqitje ia la Keisit për reagimin ekstrem që bëri për skeçin e Rozës dhe Stresit. Roza u shpreh se Keisi e ka bërë këtë gjë për vëmendje.

“Apapa për Stresin e kam këtë zemrën sepse Stresi është si zemër, është djalë shumë korrekt dhe djalë shumë i mirë. Kurse për atë vajzën ka ngelur kjo. Nuk do doja t’i vija këtë, do të doja t’i vija këtë emojin e inatit, por kjo ka ngelur për reagimin e saj ekstrem kot pa lidhje që pati për skeçin që kam bërë me Stresin, por disa njerëz, disa gjëra i bëjnë edhe për vëmendje dhe për famë”, është shprehur Roza Lati. /tvklan.al