Pas shumë vitesh në skenë Land Kademi publikon këngën e tij të parë (Video)

Pas shumë vitesh në skenë Land Kademi publikon këngën e tij të parë (Video)

21:55 10/05/2019

Land Kademi është një ndër këngëtarët  më të njohur, i cili ka një karrierë të gjatë në muzikë. Por ndryshe nga këngëtarët e zakonshëm, ai gjithnjë ka kënduar këngë të këngëtarëve të tjerë.

Vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e tij të parë të titulluar “Edhe pak lule”. I pyetur se përse ka pritur kaq gjatë për të publikuar një këngë të tij, këngëtari u përgjigj duke thënë se i ka pëlqyer rehatia, por miqtë kanë qenë ata që e kanë shtyrë për të pasur një këngë të tijën.

“Më ka pëlqyer rehatia, por miqtë e mi më kërkonin të publikoj një këngë. “Kur do publikosh një këngë” më thoshin. Ky është klipi im i parë dhe hera ime e parë që vij në “Zonë e Lirë”. Vëllai im nuk e ka pëlqyer shumë këngën, por unë i them ne jetojmë në Shqipëri dhe do mësohesh edhe ti me këtë gjë. Ai shikon coverat që unë bëj dhe nuk më imagjinon dot në këtë zhanër”

, tha Kademi.

/tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi