Kryeministri inspekton Spitalin Rajonal Memorial të Fierit

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë spitalin rajonal të Fierit. Së bashku me Ministren e Shëndetësisë, ata panë nga afër ambientet e këtij spitali, që pritet të hapet për pak ditë.

“Fier, në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta”, shkruajti Kryeministri në një postim në rrjetet sociale, teksa postoi pamjet.

Ai shtoi më tej se objektivi i ri është “një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun”./tvklan.al