Anëtarët e familjes mbretërore thuhet se kanë kërkuar që Meghan Markle dhe Princ Harry të heqin dorë nga titujt mbretërorë pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e tyre. Pas intervistës me Oprah Ëinfrey, ku dyshja e famshme hodhi akuza ndaj familjes duke e cilësuar si raciste, ka qenë Harry i cili ka acaruar më keq situatën.

Pak ditë më parë, Duka i Sussex-it kritikoi rolin e babait të tij, Charles si prind ndërsa zbuloi se kishte menduar largimin nga familja mbretërore që në moshën 20-vjeçare. Thuhet se anëtarët janë të inatosur për kritikat e Harry-t ndaj Princit Charles dhe për këtë kanë kërkuar të heqin dorë nga titujt.

“Duka i Sussex tani ka kaluar një kohë të konsiderueshme duke sulmuar institucionin për të cilin ai thotë se i ka shkaktuar kaq shumë dhimbje. Ekziston një ndjenjë në rritje që nëse nuk e pëlqen kaq shumë institucionin, nuk duhet të kesh tituj”, tha burimi. Një burim tjetër tha për Daily Mail: “Ata duhet të pezullojnë titujt, ata ekzistojnë por nuk përdoren. Ata thjesht duhet të bëhen Harry dhe Meghan.

Klan News