Teksa disa vende të Evropës po përjetojnë temperatura të larta, në veri të Italisë po ndodh e kundërta.

Shteti fqinj është përfshirë nga stuhitë, breshri i fortë, dhe tornadot, të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullim dhe lëndime tek disa qytetarë.

Stuhi të reja dhe breshëri i fortë kanë goditur qytetin e Milanos ndërsa në rajonin e Venetos, breshëri arriti madhësinë e një limoni.

Në Treviglio, në rajonin e Bergamos, një makinë me katër persona u shtyp nga një pemë e shkulur nga era. Ata u plagosën në pjesë të ndryshme të trupit dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Dëme të rënda  pati dhe në zonën e  Breshias, ku dy punëtorë u plagosën pasi u thyen xhamat nga stuhia.

Ndërsa në rajonin e Lompadisë, zyrtarët atje do ti kërkojnë qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Moti i keq ka dëmtuar të mbjellat dhe pritet t’i kushtojë fermerëve italianë disa miliona Euro.

Klan News