Sizmologët: Janë normale, po çlirohet energjia e thyerjes tektonike

“Që prej 19 Dhjetorit kur vendi u godit nga një tërmet 4.3 të shkallës Rihter, Departamenti i Sizmologjisë ka regjistruar 13 pasgoditje. Ndërsa prej 26 Nëntorit kur vendi u godit në një tërmet 9 ballë, janë regjistruar 2100 pasgoditje”.

Sipas sizmologëve, lëkundjet tregojnë një normalizim tektonik të zonës, pasi po çlirohet energjia e akumuluar nga tërmeti shkatërrues që u mori jetën 51 personave.

Për të saktësuar modelin e thyerjes shkaktare të tërmetit të 26 Nëntorit, hartografimin e detajuar të kësaj thyerje dhe rrezikut që ajo paraqet për të ardhmen, Departamenti i Sizmologjisë ka instaluar në vend 30 stacione.

Me mbështetjen e ekspertëve gjermanë, stacionet janë instaluar nga Karpeni i Kavajës deri në Shëngjin të Lezhës dhe nga Durrësi deri në Qafë Shtamë.

Ky monitorim me stacione të përkohshme do të kryhet për rreth 4 muaj në zonat ku regjistrohen edhe pasgoditje.

Tv Klan