“Nëse doni të infektoheni me koronavirus dhe të vdisni, më telefononi”

Lorraine Maradiaga postoi disa video shqetësuese në rrjetet e saj sociale, ku shprehej duke ofenduar se do të infektonte njerëzit me Covid-19.

Sipas KXAS, 18-vjeçarja shkoi për të bërë testin dhe infermierja i tha të shkonte në shtëpi dhe të priste rezultatet. Por gjithsesi, ajo shkoi në një supermarket dhe tha se do t’i infektonte të pranishmit.

 “Jam te Walmart gati për t’i infektuar të gjithë sepse nëse unë fundosem, të gjithë ju do të fundoseni. Nëse doni të infektoheni me koronavirus dhe të vdisni, më telefononi. Do t’ju takoj dhe do t’ju shkurtoj jetën”, u shpreh Maradiaga.

Ajo gjithashtu pranoi se nuk i interesonte nëse videot e saj regjistroheshin, duke thënë madje se do ta bënin të famshme.

“Prindërit më thanë të qëndroj në shtëpi. Kush jeni ju të më thoni të qëndroj në shtëpi?”, shtoi duke ofenduar 18-vjeçarja.

Policia e Carrollton në Texas arriti ta identifikonte Lorraine Maradiagën, por kur shkoi në shtëpi, ajo nuk ishte. Tanimë mbetet të shpresojnë se 18-vjeçarja do të dorëzohet për akuzën e “kërcënimit terrorist”. /tvklan.al