Pas tragjedisë së 23 tetorit kur u gjetën 39 viktima në kamionin frigoriferik, mbrëmjen e sotme është kapur një tjetër mjet me 25 persona.

Mediat britanike shkruajnë se dyshohet se në kamionin frigoriferik ndodhej edhe një fëmijë, por mbetet ende për t’u konfirmuar.

Ky kamion është gjetur në një traget që udhëtonte nga Holanda për në Angli. Anëtarët e ekuipazhit bënë me dije se 25 personat janë gjetur gjallë, ndërsa më shumë se 20 autoambulanca kanë mbërritur në portin Vulcaanhaven.

Nga raportimet e para bëhet me dije se 2 prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 23 të tjerët janë shoqëruar në polici.

Më 23 tetor, 39 trupa të pajetë, dyshohet se të gjithë ishin emigrantë Vietnamezë, u zbuluan në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik pranë Londrës. Për këtë rast të rëndë që tronditi botën, janë akuzuar dy persona nga Britania dhe një nga Vietnami. /Tvklan.al