Të hënën e kaluar, më shumë se 50 gazetarë u sulmuan nga një turmë anti-homoseksuale në Tbilisi. Një kameraman i cili u plagos rëndë, më vonë vdiq. Tani mijëra vetë kërkojnë që qeveria të japë dorëheqjen.

Të hënën e kaluar, më shumë se 50 gazetarë u sulmuan nga një turmë anti-homoseksuale në Tbilisi. Një kameraman i cili u plagos rëndë, më vonë vdiq. Tani mijëra vetë kërkojnë që qeveria të japë dorëheqjen.

Mijëra vetë në Gjeorgji kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë pas vdekjes së një kameramani, i cili u plagos rëndë nga demonstruesit anti-homoseksualë gjatë protestave. Në mbrëmje, rreth 8000 demonstrues u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në Tbilisi.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Irakli Garibashvilit dhe qeverisë së tij, të cilët kanë udhëhequr dhunën kundër gazetarëve,” tha udhëheqësi i opozitës Nika Melia në tubim.

Kameramani u gjet i vdekur në shtratin e tij

Kameramani 37-vjeçar Alexander Lashkarava, i cili punonte për kanalin e pavarur TV Pirweli, u gjet i vdekur në shtratin e tij. Ai ishte rrahur të hënën e kaluar nga kundër-demonstruesit që protestonin kundër një marshimi nga e ashtuquajtura lëvizje LGBTQ. Lashkarawa pësoi fraktura në kockat e fytyrës. Ministria e Brendshme njoftoi një hetim për vdekjen e 37-vjeçarit. Katër të dyshuar u arrestuan për sulmin.

Më shumë se 50 gazetarë u sulmuan fizikisht nga kundërdemonstruesit të hënën. Ata patën kocka të thyera, tronditje dhe djegie kimike, sipas organizatës Reporterët pa Kufij (RSF). RSF akuzoi autoritetet gjeorgjiane se nuk kishin ndërhyrë kundër sulmeve dhe për këtë arsye ishin bashkëpunëtorë në dëmtimet.

“Qeveria është pjesë e kësaj dhune”

Përfaqësuesit e mediave të pavarura gjeorgjiane akuzuan qeverinë e kryeministrit Garibashvin për nxitje të dhunës ndaj gazetarëve dhe madje edhe për organizimin e akteve të tilla të dhunës. “Qeveria jo vetëm që inkurajon dhunën ndaj gazetarëve, por është pjesë e kësaj dhune,” tha Nodar Meladze, drejtori editorial i TV Pirweli.

Ai tha se qeveria ka mbledhur grupe të dhunshme që sulmojnë fizikisht mediat e pavarura. Forcat e policisë gjithashtu sulmuan vazhdimisht gazetarët, tha ai.

Të hënën e kaluar, organizatorët e një parade të quajtur “Krenari” në kryeqytetin Tbilisi, e anuluan marshimin pas sulmeve të dhunshme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të lëvizjes LGBTQ. Disa qindra kundërshtarë të paradës ishin mbledhur pranë parlamentit të republikës së Kaukazit. Parada e krenarisë mbahen anembanë globit për të demonstruar për të drejtat e pakicave seksuale. Shkurtesa angleze LGBTQ përmbledh gërmat e para të fjalëve lezbike, homoseksuale, biseksuale, transgjinore dhe queer./DW