Një personazh i njohur në SHBA ka pranuar se është në një lidhje me ish të dashurën e djalit të tij. Ylli i serive ‘reality’ Dog the Bounty Hunter e kishte mohuar këtë një ditë më parë pas pretendimeve të vajzës së tij.

Emri i tij i vërtetë është Duane Chapman, ndërkohë që vetëm Qershorin e kaluar ai humbi bashkëshorten, Beth, për shkak të kancerit. Mirëpo e dashura e re e Chapman është Moon Angell, e cila ka qenë asistentja e gruas së tij të ndjerë.

“Moon ka qenë një mike besnike për mua mbi 20 vjet. Ajo ka qenë me familjen time gjatë kohërave të vështira dhe të mira”, shkruan në Twitter Chapman.

Moon dhe Beth

Më tej, ai akuzon fëmijët e tij se e kanë braktisur.

“Të gjithë fëmijët e mi janë të rritur dhe kanë shkuar në rrugët e tyre. Askush nuk ka ngelur për të më ndihmuar mua”, thotë ai.

Dog the Bounty Hunter ka gjithsej 10 fëmijë. Një nga vajzat e tij, Lyssa u shpreh ashpër ndaj kësaj lidhjeje, pasi Moon vinte nga një marrëdhënie me vëllain e saj, djalin e Dog./tvklan.al