Koordinatori i TRT 1, kanalit televiziv ku do të rinisë së shpejti transmetimi i serialit më të ndjekur historik në Turqi, “Ertugrul”, ka zbuluar disa surpriza të mëdha për shikuesit.

Në episodet e fundit të sezonit të kaluar Ertugrul mbeti i ve pas vdekjes së bashkëshortes së tij Halime, gjë e cila shkaktoi pikëllim edhe tek shikuesit.

Në një intervistë për gazetën “Vatan”, koordinatori i TRT 1, Kurtuluş Zeydan, tha se në sezonin e ri Ertugrul do të dashurohet me një vajzë të re. “Duhet që Ertugrul të bie në dashuri gjatë sezonit të ri. Ai do të dashurohet me vajzën e armikut të tij më të madh”, tha Zeydan.

Po kush do të luajë karakterin me të cilën do të dashurohet Ertugrul? Zeydan thotë se ajo do të jetë aktorja e njohur turke, Hande Soral.

Aktorja 31-vjeçare ka luajtur në shumë seriale, mes të cilëve edhe tek “Trumcaku”, por a do t’ia dalë të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Halimesë? Kjo do të shihet në sezonin e ri./tvklan.al