Kompania e madhe “Louis Vuitton’ mendohet se do t’i japë postin e rëndësishëm Kanye West. Mediat e huaja shkruajnë se po përflitet se West do të zëvendësojë stilistin e njohur Virgil Abloh, i cili humbi jetën vetëm 12 ditë më parë.

Virgil Abloh ishte drejtor artistik i veshjeve për meshkuj dhe kompania famshme “Louis Vuitton” po mendon për një zëvendësues. Sipas disa burimeve thuhet se stilisti i ndjerë dhe West e kanë menduar këtë lëvizje përpara se 41-vjeçari të humbiste jetën nga sëmundja e kancerit. Ndërkohë që flitet për zëvendësimin e madh, West nuk ka reaguar rreth thashethemeve.

Virgil Abloh u emërua drejtor kreativ i veshjeve për meshkuj në LV në vitin 2018 dhe fitoi një audiencë të madhe me veshjet e tij.

Klan News