Dalja nga jeta mbretërore e Princ Harry-it dhe Meghan Markle ka zënë faqen e parë në thuajse të gjitha mediat dhe vetëm pas 4 ditësh edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë komentin e tij në lidhje me këtë ngjarje.

“Nuk mund ta besoj se kjo po i ndodh Mbretëreshës. Unë mendoj se kjo është e trishtueshme. Ajo është një grua e shkëlqyer”, u shpreh për Fox News presidenti Trump.

Ndërkohë, Harry dhe Meghan po përpiqen të ecin vetë përpara për të qenë të pavarur financiarisht.

Klan Plus