Ditën e djeshme ka qarkulluar në rrjetet sociale një video e modeles Arbenita Ismajli, teksa shihej përkrah një mashkulli, me të cilin shkëmbenin edhe puthje.

Bëhet fjalë për modelin, Kenned Tahiri, i cili menjëherë ka reaguar duke u shprehur se llogaria e tij në Snapchat ishte vjedhur dhe për këtë arsye, videoja ishte shpërndarë në rrjetet sociale.

Por këtë shpjegim të tij, modelja nuk e ka besuar aspak dhe menjëherë përmes një story në rrjetin e saj social Instagram është shprehur se personi po i përdor videot dhe fotot e 4 viteve më parë për ta poshtëruar atë në publik.

Arbenita ka sqaruar se lidhja e tyre i përket së kaluarës dhe ajo është tashmë e lidhur me një tjetër person dhe e do atë shumë. Madje sipas saj, këto gjëra të kota nuk kanë për t’i ndarë ata asnjëherë.

Zakonisht nuk i shpjegohem njerëzve për punët e mija, por ja që u bë e tepërt dhe duhej! Është çmenduri se si një ish mund t’i mbajë ende fotografitë e mija prej 4 vite më parë! Të shtiret se iu është hakuar Snapchati! Dhe i përdor ato kundër meje për të më ulur dhe poshtëruar në publik! Merre famën!!! Por nuk të duhet kur je i prishur përbrenda! Kur jemi në pubertet jemi shumë delikatë dhe bëjmë gabime që më pas në të ardhmen qeshim me to! Unë nuk jetoj më në të kaluarën! Nëse prisni të jem e përsosur harrojeni nuk do jem kurrë, sepse jam njeri! Kush jeni ju për të më gjykuar gjithsesi? Merreni si të doni por unë e dua të dashurin tim dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë! Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete!”

Në një tjetër story, ajo shihet e buzëqeshur dhe kërkon paqe dhe dashuri, çka nënkupton se modelja e ka mbyllur të kaluarën dhe nuk po shqetësohet për videon e publikuar./tvklan.al