Kriza e koronavirusit që si fillim u përhap në Kinë, tanimë është shoqëruar edhe me një tjetër problem, përmbytjet. Wuhan-i dikur epiqendra e Covid-19 tani është kthyer epiqendër, atë të përmbytjeve masive, pasi e gjithë zona është pushtuar nga uji. Lagje të tëra janë nën ujë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Rrjedha e fuqishme e ujit ka marrë përpara çdo gjë, të cilat kanë pushtuar katet e para të banesave si dhe kanë shkatërruar bizneset përreth. Për shkak të shirave miliona njerëz pranë lumit Yangtze janë të rrezikuar. Autoritetet kanë shpallur alarmin e kuq për shkak se lumenjtë ndodhen në pikën kritik .

Mbi 1,500 ushtarë janë shpërndarë në fshatra për të vendosur prita në mënyrë që uji të mos rrezikojë njerëzit si dhe të mbjellat. Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, reshjet pritet të vazhdojnë jo vetëm në Wuhan, por edhe në shumë qytete të tjera në Kinë. Meteorologët kanë bërë të ditur se edhe provinca  Hubei, e cila kohët e fundit u prek më rëndë nga koronavirusi, rrezikohet nga përmbytjet.

Klan Plus