Ishin vëllezërit të parët që u takuan me ish-presidentin Hashim Thaçi në selinë e EULEX-it në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë.
Më pas, atë e ka vizituar bashkëshortja e tij Lumnija për të përmbyllur takimet familjare që ka nisur një ditë më parë ish-presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Kosovë me leje të Gjykatës Speciale pas vdekjes së babait të tij.
Një numër i madh i të rinjve kanë protestuar për disa orë para objektit ku qëndroi Thaçi.
Ata kanë kërkuar drejtësi dhe liri për ish-presidentin Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Hashim Thaçi u nis për në Hagë në mesditë.
Kjo është hera e dytë që Thaçi ka vizituar Kosovën gjatë këtij muaji. Herën e parë ai ishte në QKUK më 13 mars për të vizituar babain e tij në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa kjo vizitë iu lejua pas vdekjes së babait.
Ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me aktakuza për krime luftë në Hagë.
Tv Klan