Teksa Greqia nuk ka përfunduar ende kërkimet për viktimat dhe të zhdukurit e zjarreve në afërsi të Athinës, nga të cilët deri më tani janë konfirmuar 82 të vdekur, disa lëkundje tërmetesh të njëpasnjëshme kanë frikësuar banorët e ishujve Dodekaneze, në Detin Egje.

Vetëm gjatë ditës së sotme në këtë grup prej 15 ishujsh të mëdhenj dhe 150 të vegjël afër Turqisë, janë ndjerë 7 lëkundje tërmetesh, më e forta e të cilëve është shënuar në orën 11:17 me magnitudë 4.5.

Epiqendra e tërmetit mësohet se ishte në det të hapur, në një thellësi prej 6.8 kilometrash.

Media turke raportoi se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet turke të Izmirit, Aydinit dhe zonat përrreth.  Deri më tani fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz./tvklan.al