Është thuajse apokaliptik parashikimi që ka kreu i Emergjencave Civile për fenomenet natyrore që mund t’i ndodhin Shqipërisë pas zjarreve të shumtë, që në disa raste kanë qenë edhe vepër e njeriut.

Shemsi Prençi paralajmëron se vendi rrezikon të goditet nga tërmete të fuqishëm, si ai vitit 1967, ku humbën jetën 12 persona dhe u shkatërruan 177 fshatra, si dhe nga përmbytje të mëdha. 

Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit ‘67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë etj”, shprehet Prençi.

Duke folur pas një takimi për situatën e zjarreve, përsa i përket kësaj problematike, ai tha se zjarret do të jenë prezent te paktën deri më 15 shtator, pasi temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe nuk parashikohen reshje.

Sipas emergjencave civile në 24 orët e fundit në vend ka pasur 11 vatra zjarri aktive dhe janë angazhuar 133 zjarrfikës, 18 automjete dhe 162 efektivë të Forcave të Armatosura. TV KLAN