Një person është arrestuar pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Policia ka njoftuar se u vu në pranga në flagrancë një 30-vjeçar me iniciale A.Ç. Rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ky person duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një makinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një person me iniciale F.A. Shoferi 30-vjeçar gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qenë viktima.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“,  “Deklarim i rremë para Oficerit të Policisë Gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./tvklan.al