Një grua me ngjyrë është keqtrajtuar teksa udhëtonte me linjën ajrore të Ryanair. Delsie Gayle, tha se ishte “tronditur” pasi pasagjeri që kishte afër në avion e ka ofenduar.

“Ai më quajti bastarde e zezë dhe të shëmtuar”.

Gayle ka qenë duke u larguar nga Barcelona për në Londër dhe është shokuar nga ato që ka dëgjuar nga pasagjeri që kishte pranë.

“Më kërkoi që unë të largohesha nga vendi që kisha dhe të ikja diku tjetër, pasi ai nuk mund të hante dhe të flintë afër meje. Isha e tronditur, askush nuk më tha këto fjalë. Unë udhëtoj shumë dhe askush nuk më ka thënë këto fjalë. Ndihem shumë e ofenduar”,

ka thënë ajo për ITV News.

Gayle është shprehur se nuk do të udhëtojë më me Ryanair, pasi ekuipazhi i kabinës e trajtoi situatën në mënyrë ‘joprofesionale’.

/tvklan.al