Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të martë se Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit. Mësohet se kjo pasaportë do të jetë e vlefshme për t’u shkarkuar vetëm pas kryerjes së dy dozave të vaksinimit duke pasur parasysh që vaksina Pfizer kërkon injektimin e dy dozave.

Në pasaportë do të jenë të shënuara përveç kredencialeve edhe ditët kur i vaksinuari ka marrë injeksionet. Ky shërbim është gati dhe mund të gjendet lehtë në aplikacionin e-Albania. Pasaporta online do të merret menjëherë dhe nuk është e nevojshme të pritet. Po ashtu nuk do të ketë asnjë kosto për qytetarët.

Hapat për procedurat janë shumë të lehta dhe mund t’i lexoni këtu. (Kliko këtu)

Mësohet se së shpejti në e-Albania do të ketë një sistem ku qytetarët do të rezervojnë oraret e vaksinimit për veten ose fëmijët.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha ditën e sotme se është krijuar pasaporta dixhitale e vaksinimit për shkak se vendi përgatitet për sasi të mëdha vaksinash që do të kërkojnë intensitet të lartë vaksinimi, por edhe duke u parapërgatitur për mundësinë që vaksinimit të mund të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit nga shtete të tjera./tvklan.al