Në vendet e BE, e domosdoshme për shërbimet publike


Pasaporta e gjelbër e vaksinës anti-Covid është një dokument i domosdoshëm për të udhetuar jashtë vendit apo për të marrë shërbimet që ofrohen në shtete të ndryshme.

Megjithatë si çdo dokument tjetër, edhe pasaporta e gjelbër ka një vlefshmëri të kufizuar në kohë. Për ta provuar këtë mjafton që të skanohet kodi identifikues i pasaportës përmes aplikacioneve që mund të shkarkohen edhe në një aparat celular.

Pas skanimit rezulton që kjo pasaportë vaksinimi është e vlefshme për të udhëtuar dhe për të marrë shërbime, të paktën në Zvicër, deri në qershor 2022.

Për të mësuar se çfarë ndodh pas këtij afati Tv Klan u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë, megjithatë ende nuk ka një përgjigje të qartë nëse pasaporta rinovohet apo do të aplikohen të tjera doza vaksine. Një diskutim ky që vijon edhe në vendet e tjera europiane.

Në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe Bullgari certifikata e vaksinimit është e detyrueshme të paraqitet në çdo mjedis publik për të aksesuar shërbimet. Ndërsa qeveria britanike hoqi dorë nga aplikimi me detyrim i pasaportës.

Tv Klan