Dhoma xhami, vathë ekstravagantë dhe shumëçka tjetër

Sfilata Couture e Fendi-t në Paris, për Pranverë-Verë 2021, ka bërë bashkë emra të rëndësishëm të modës dhe jo vetëm. Shfaqja u çel nga ylli i kinemtografisë Demi Moore, për të vijuar më tej me emra si Naomi Campbell, Bella Hadid, Cara Delevingne, Christy dhe James Turlington.

Një vëmendje të veçantë mori momenti kur mbi pasarelë u shfaq supermodelja Kate Moss, së bashku me të bijën, Lila. Dizajneri Kim Jones preferoi një paraqitje të ngjashme Moore-Moss, ku ranë në sy vathët ekstravagantë, shoqëuar me fustane elegante.

Për të respektuar rregullat e pandemisë globale dhe për të mundësuar një shfaqje sa më aktuale, modelet qëndruan të distancuara nga njëra-tjetra. Teksa Naomi, Kate, Lila si dhe pjesa dërrmuese e modeleve mbajtën veshur fustane, Cara tërhoqi vëmendjen me kostumin tepër intrigues. Kontrasti, krahasuar me fustanet femërore u mundësua përmes një xhakete shumëngjyrëshe me jakë të ekzagjeruar.

Nga ana tjetër, 24-vjeçarja Bella Hadid u prezantua me një fustan të zi, mbi të cilin derdhej një pelerinë. Përmbyllja e sfilatës u shoqërua më tej me pozimin e modeleve brenda disa dhomave prej xhami, frymëzuar nga situata aktuale prej Covid-it. 

Klan News