Në librin “Rrugëtimi im” flet për jetën dhe njerëzit që e shënjuan në rrugëtimin e tij artistik

Jetën artistike dhe personale në rrugtimin e tij gjysëm shekullor piktori Pashk Përvathi e ka hedhur me fjalë, e jo me penelata ngjyrash. Libri “Rrugëtimi im” sjell njerëzit që shënjuan momente të rëndësishme në jetën e artistit.

“Lajthita një ditë dhe vendosa të shkruaj një libër. Libri në tërësi flet për jetën time duke filluar nga fëmijëria, nga pjesa e rinisë, pjesa e formimit artistik timit që ka filluar me vonesë prej së vërteti. Të gjithë lëvizjet e mia brenda Shqipërisë, por edhe nëpër botë. Kam folur për kolegë, kam folur për fenomenin e kolonive artistike që ndodhi në Shqipëri, një revolucion i madh artistik. Kam folur për dështimet e mia, kam folur për sukseset e mia.”

Ky jetëshkrim i ka marrë 13 vite, por pa lënë kurrë menjanë dashurinë e parë pikturën. 

“Jo nuk ja kam bërë me hile pikturës sepse kam gjetur kohë, momente në mbrëmje sepse unë jam piktor peizazhist, punoj vetëm në natyrë. Pjesa e mbrëmjes është e lirë që unë jam marrë me këtë. Jam marrë me kënaqësi. Më ka zgjuar emocione sepse provova të futem në një fushë që nuk e njihja ndoshta në fillimet e mia ka qenë më e vështirë, por kam kuptuar që tani së fundi shkruaj më rehat, më lirshëm e më saktë.”

Dëshira e tij është që fjala të ketë forcën dhe magnetin e ngjyrave. Nëse të njëjtën mjeshtëri me të cilin përdorë penelat mbi telajo, do e përdorë edhe penën për të shkruar sërish Pashk Përvathi përgjigjet prerë.

“Libër të dytë nuk do të ketë asnjëherë. Ky është libri i parë edhe i fundit në jetën time. E bëj me deklaratë.”

Ky është libri i tij i parë me nota biografike ku rrëfen udhëtimin e tij mes Lezhës dhe Tiranës, pa lënë mënjanë edhe gjithë territorin e shkelur prej tij me kavalet në krah për të ngjizur pikturat nga jugu në veri.

Klan News