Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti një vizitë në Kishën ortodokse në Kavajë, nga ku uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkës.

Berisha nga Kavaja nuk ka lënë pa përmendur dhe udhëheqësin e Kishës Autoqefale Shqiptare, të ndjerin Anastas Janullatos për të cilin u shpre se ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

“Ju siguroj dhe kam patur edhe ruaj konsideratën më të lartë për udhëheqësin e Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Ai ishte një burrë vigan, ai ishte një meshtar vigan. Ai e nisi misionin në kushtet më të vështira se kushdo tjetër, por nuk u mposht kurrë për të mbetur një misionar dhe për tu nderuar sot e gjithë kohërat për atë kontribut të jashtëzakonshëm që dha në ngritjen e kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Që në fillim, imzot Anastas Janullatos, pushtoi zemrat e besimtarëve shqiptarë, respektin e madh të tyre dhe ngriti kishën nga hiri, e ngriti atë me të gjithë infrastrukturën e saj, me të gjithë veprimtaritë e saj dhe ai u nda nga jeta si një misionar i madh, që i bëri nder kishës, Zotit, por dhe kombit shqiptar.

Kështu që ne mbetemi gjithnjë borxhli dhe mirënjohës ndaj kontributit të tij. Ai i meritonte të gjitha nderimet dhe vlerësimet, sepse ai ishte një burrë vigan, intelektual vigan. Ishte një akademik që nderonte Shqipërinë, kishën”, shprehet Berisha.

/tvklan.al